BotaKryesore

Starmer heq dorë nga pushteti: Jep dorëheqjen si kryeministër i Britanisë se Madhe dhe lider i Laburistëve

Keir Starmer ka njoftuar se do të japë dorëheqjen si kryeministër i Britanisë së Madhe dhe si lider i Partisë Laburiste, duke pranuar se partia e tij nuk e sheh më si figurën më të përshtatshme për ta udhëhequr në zgjedhjet e ardhshme.

“Nga partia ime mora përgjigjen për këtë pyetje dhe e pranoj atë me dinjitet”, deklaroi Starmer në një fjalim emocional para largimit nga rezidenca kryeministrore në 10 Downing Street.

Lexo më shumë  Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët shpenzojnë të paktën 15 mln euro në vit

Ai tha se kur mori drejtimin e Laburistëve gjeti një parti “politikisht, financiarisht dhe moralisht të falimentuar”, por se arriti të rikthente besimin tek ekonomia, mbrojtja dhe siguria kombëtare, si edhe të luftonte antisemitizmin brenda partisë.

Starmer e cilësoi hyrjen në Downing Street në vitin 2024 si “momentin më krenar të jetës së tij”, duke theksuar se kishte hyrë në politikë për të ndryshuar jetën e miliona njerëzve për mirë.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

Rruga Press

YouTube player