Bota

Stafi i Aeroportit të Frankfurtit hyn në grevë, anulohen dhjetëra fluturime

FRANKFURT – Stafi i Aeroportit të Frankfurtit ka hyrë nënjë  grevë e për pasojë janë anuluar rreth 40 fluturime në prag të festave të Krishtlindjeve.

Kërkesat e sindikatës janë shkurtimi i javës së punës me dy e gjysmë në 37 orë e gjysmë, me kompensim të plotë të pagave, si dhe rritje të qëndrueshme të pagave prej së paku 90 euro nga viti i ardhshëm. Kërkesa për një bonus prej 1500 eurosh për koronavirusin ishte hequr, raporton DPA.

Lexo më shumë  Ngrihen kallëzime në GjPN kundër presidentëve të FIFA-s dhe UEFA-s, për "legjitimim të pushtimit të Palestinës"

Shumica e punëtorëve të kompanisë ËISAG qëndruan në shtëpi, siç kishin paralajmëruar, tha kreu i grevistëve Mathias Venema nga sindikata Verdi. Greva, e cila filloi herët të mërkurën, do të zgjasë deri në fund të operacioneve. Sfondi është një mosmarrëveshje e pazgjidhur e negociatave kolektive për kushtet e punës së 600 punonjësve.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Irani e Rusia zhvillojnë stërvitje detare teksa SHBA-ja rrit praninë ushtarake në Detin Arabik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *