Stacionit të policisë në veri i shtohen rastet e raportimeve
11 muaj pas, në Zyrën e objektit të Policisë në Mitrovicën Veriore ku aktualisht shumica e pjesëtarëve të Policisë janë shqiptar, besueshmëria për të raportuar problemet është rritur nga banorët serbë të kësaj pjese.
“Raste të paraqitura kemi më shumë këtë vit se sa vitin e kaluar kur shumica e policisë këtu ka qenë nga komunitetit serbë. Dhuna në familje përshembull ka ma shumë të paraqitura këtë vit. Ne jemi duke u munduar më kry punën tonë ashtu siç e sheh ligji dhe asgjë më shumë dhe ndoshta këto kanë ndikuar që të kemi besueshmëri për ti paraqitura këtu të Policia”.
Ketë deklaratë të Elshanit, e vërtetojnë edhe vet banorët serbë që jetojnë në pjesën veriore.
Ndonëse hezitojnë të flasin para kamerave shkaku I sigurisë së tyre, ata thonë se janë mjaftë të kënaqur me punën që po bëhet nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Se ka shantazhe ndaj banorëve serbë për mos ti pranuar institucionet e Kosovës, ndonëse janë të kënaqur me bashkëpunimin e tyre, e thotë edhe eksperti I sigurisë, Drizan Shala.
“Institucionet janë të entablismuar në pjesën veriore dhe bashkërendimi më Policinë e Kosovës po shkon në mënyrë profesionale dhe të sigurt derisa në anën tjetër grupet politike dhe parapolitike më cdo kusht po tentojnë që përmes shantazheve ti bindin ata mos ti besojnë dhe akceptojnë institucionet e Kosovës”.
Dorëheqjet e pjesëtarëve serbë nga Policia e Kosovës, erdhi pasi Kosova nisi zbatimin e modifikuar për targat dhe suspendimit të drejtorit të policisë në veri, Nenad Gjuriq i cili refuzoi ta zbatonte këtë vendim.
Rruga Press