Bota

Sri-Lanka shpall gjendje të jashtëzakonshme

Kryeministri i Sri-Lankës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe një shtetrrethim është vendosur në provincën perëndimore tha një zëdhënës në zyrën e kryeministrit.

Kryeministri Ranil Wickremesinghe ka mbajtur një fjalim televiziv në të cilin tha se kishte urdhëruar ushtrinë të “bëjë gjithçka që është e nevojshme për të rivendosur rendin”.

Ai u bëri thirrje protestuesve që kanë pushtuar zyrat e tij dhe ndërtesat tjera shtetërore që të largohen prej tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet, shkruan BBC-ja të mërkurën.

“Ne nuk mund të grisim kushtetutën tonë. Ne nuk mund të lejojmë që fashistët të marrin pushtetin. Ne duhet t’i japim fund këtij kërcënimi fashist ndaj demokracisë”, tha ai.

Kryetari i parlamentit të Sri-Lankës ka njoftuar se presidenti Gotabaya Rajapaksa do të bëjë marrëveshje për të dërguar letrën e tij zyrtare të dorëheqjes sot.

Lexo më shumë  Ambasadorja amerikane në NATO: Ballkani Perëndimor duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen

Ai tha se presidenti aktual i cili gjendet jashtë vendit e kishte telefonuar dhe i kishte thënë se do të jepte dorëheqjen sot.

Letra e dorëheqjes do t’i hapte rrugë Sri-Lankës për të bërë një plan, duke lejuar një president të përkohshëm të ndërhyjë deri në 30 ditë përpara se deputetët të votojnë për të zgjedhur një udhëheqës të ri.

Gotabaya Rajapaksa, që u zgjodh më 2019, u ka rezistuar qe disa muaj thirrjeve për dorëheqje, përderisa Sri-Lanka thellohej në krizë financiare. Ai dhe pesë familjarët e tij me poste qeveritare akuzohen për korrupsion e keqmenaxhim ekonomik që çuan vendin drejt inflacionit në vlera rekorde. Sipas Kombeve të Bashkuara, ishulli me 22 milionë banorë po përballet me krizë humanitare.

Lexo më shumë  Gjyqi ndaj Trumpit: Ish-avokati i tij e pranon se ka gënjyer shpesh për ta ndihmuar ish-presidentin amerikan

Në fundjavë, ai njoftoi se do të dorëhiqet këtë javë, pasi qindra-mijëra protestues i hynë në pallat e zyrë. Ata kërkuan edhe dorëheqjen e kryeministrit Ranil Wickremesinghe. Sipas Kushtetutës, nëse Rajapaksa dorëhiqet, Wickremesinghe ia zë vendin automatikisht. Megjithatë, edhe kryeministri është pajtuar të dorëhiqet sapo që të formohet një qeveri e re.

Partitë opozitare kanë thënë se janë pajtuar për një qeveri të unitetit, por s’është bërë e ditur kush do të jetë kryeministër. Nëse Rajapaksa dorëhiqet sipas planifikimit, deri më 20 korrik pritet të votohet për presidentin e ri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *