Lajme

Spiunja serbe Jelena Gjukanoviq dënohet me 6 vjet burgim

Ish-zyrtarja e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë Jelena Gjukanoviq, është dënuar me 6 vjet burgim për spiunazh.

Gjukanoviq akuzohej se si zyrtare e misionit të OSBE-së në Kosovë ka kryer veprime të përsëritura, duke përcjellë informacione për agjentin rezident të agjencisë serbe të inteligjencës, Aleksandër Vlajiq, të cilat më pas janë transmetuar te zyrtarët e lartë të BIA-s në Beograd.

Lexo më shumë  Bujqësia në Shqipëri “koma”, importet e ushqimeve rriten me 19% në 3-mujorin e parë

Në aktakuzë thuhej se në ditën kur ka ndodhur sulmi terrorist në zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në Mitrovicë të Veriut në vitin 2022, pati komunikim me tani të dënuarin në shkallë të parë për të njëjtën vepër penale, Aleksandër Vlajiq.

Sipas Prokurorisë, e pandehura e ka ndihmuar BIA-n me dërgim të përmbajtjes sensitive për çështje politike dhe të sigurisë në vend.

Lexo më shumë  Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Bujqësisë në veri të Mitrovicës. Diskriminimit i ka ardhë fundi

Jelena Gjukanoviq është arrestuar më 28 shkurt të vitit 2025.

Rruga Press

YouTube player