Lajme

“Spiuni” i arrestuar i AUV-it është militant i PDK-së

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se një zyrtar i AUV-it, dyshohet se e ka ‘spiunuar’ aksionin e policisë së Kosovës tek bizneset të cilat ishin duke punuar jashtë orarit respektivisht në kundërshtim me vendimin e Qeverisë.
Observeri mëson se bëhet fjalë për inspektorin Albrim Poniku i cili sipas disa hulumtimeve të bëra nga gazetarët e Observerit, inspektori në fjalë del të jetë militant i Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren.

Observeri gjithashtu ka siguruar foto të inspektorit, Albrim Poniku, i cili në rrjetin social Facebook mbështeste ish-kryetarin e PDK-së Hashim Thaçi. Ai, në Facebook shpërndante materiale propagandistike në të cilat bëhej thirrje që të votohej Hashim Thaçi.

Lexo më shumë  I arratisuri Sekiraqa është strehuar në Hotelin e Radojçiqit në Kopaonik të Serbisë

Ndaj tij është iniciuar rast penal me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i informatës zyrtare” i cili më pas është liruar me procedurë të rregullt.

IPK ka lëshuar komunikatë për këtë rast dhe ka dhënë detaje.

“Gjatë zbatimit të plani operativ “Monitorimi i zbatimit te masave anti Covid-19” mbrëmë në rajonin e Prizrenit, hetuesit e IPK-së kanë identifikuar se disa bizneset të cilat ishin të hapura pas orarit po njoftoheshin paraprakisht nga dikush për operacionet e Policisë së Kosovës dhe inspektorëve të AUV-it./Observeri/

Lexo më shumë  Shehu: Më 23 maj në OKB, Shqipëria të jetë determinuese edhe për Kosovën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *