Spiunët rusë brenda uzinës së armëve, ndërsa Rama ka hallin e gjelave laramanë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është shumë krenar me rojet ushtarake që i kanë neutralizuar tre të dyshuarit për spiunazh. Siç foli njëkohësisht edhe për “gjela laramanë që ia marrin avazit në majë të plehut”.
Në kohën kur duhet të japë llogari se si ka mundësi që tre rusë të bëjnë me kaq lehtësi akte sabotazhi dhe spiunimi në një uzinë armësh, kryeministri gjeti kohën që të shfryjë edhe njëherë ndaj kujdo që ndodhitë e tilla i konsideron të rënda e të papranueshme.
Në Uzinën në Gramsh dy ushtarë shqiptarë kanë marrë lëndime pasi janë përballë me tre shtetas të huaj, prej tyre dy me pasaporta ruse e një me ukrainase.
“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh! Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!” – ka shkruar Rama në Twitter.
Rruga Press