Lajme

Spekulimet/ Heshjta e çuditshme e Erion Veliajt për skandalin McGonigal

Ndjekësve të vëmendshëm të politikës iu ka rënë në sy një fenomen i habitshëm. Erion Veliaj që flet për çdo gjë, nga federata e futbollit te teatri, nga këngëtarët tek mitingjet e opozitës, nga Big brotheri tek “non grata”, nuk ka thënë asnjë fjalë për për përfshirjen e qeverisë shqiptare në aferën që çoi në burg ish zyrtarin e lartë të FBI-së.

Ndërkohë që të gjithë socialistët janë vënë në rresht edhe në parlament edhe në daljet publike, kryebashkiaku i Tiranës ka qepur gojën, në një krizë dentare të denjë pë Pandeli Majkon. Lapsi.al i ka hedhur një sy të shpejtë rrjeteve sociale të kryebashkiakut dhe aty i bëhet jehonë shqiptarëve që kanë shkuar për ndihmë për tërmetin e Turqisë, mbjelljes së pemëve, nxënësve më të mirë të shkollës “Feti Vogli” dhe “Abdulla Ket, përkujtimit të Dritero Agollit dhe hapjes së një ekspozite me të rinj shqiptaro italianë, po asnjë fjalë në mbrojte të kryeministrit apo kryetarit të partisë së tij. 

Të vetmet shenja që mund të duken si pozitive për shefin, janë ato të krijimit të një polemike të kotë për të hequr vëmendjen, duke shkurtuar rrugën “Ibrahim Rugova dhe duke emërtuar një pjesë të saj “dëshmorët e 4 shkurtit”. Por edhe ajo ndezi më shumë në Kosovë dhe u shua me indiferencë në Tiranë. Një provokim tjetër, që nuk zuri vend ishte një video se shqiptarët preferojnë “Vëllain e madh”, Luisin dhe Oltën para mitingjeve të Berishës. Por edhe kjo i shkoi kot.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Prandaj shumë kush pyet: si ka mundësi që një politikan që hidhej dikur përpjetë kur shkruante New York Times për Gërdecin, apo kur fliste FBI-a për 21 janarin, të tregohet mospërfillës për sinjalet që vijnë nga përtej oqeanit?

Obsionet janë disa. I pari është se Erion Veliaj mund të ketë pasur edhe lidhje personale me ish agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Këtë version e mbrojnë më shumë kundërshtarët e tij në opozitë, por kjo hipotezë nuk është e mbështetur në asnjë fakt dhe provë konkrete, deri më tani.

E dyta ka të bëjë me mardhënien e tij me kryeministrin. Armiqtë e Veliajt brenda PS-së, ata që janë të bindur se ai mezi pret momentin për ti ngulur thikën pas shpine Ramës, e mbrojnë me zell këtë version. Ata janë të bindur se Rama nuk rrëzohet dot, as elektoralisht dhe as nga forca e opozitës. Ata besojnë se ai mund të bjerë vetëm me një grusht pallati, të orkestruar nga ndërkombëtarët, qëllimi i të cilit do të synonte shmangien e kalimit të pushtetit te një njeri i papranushën, nga amerikanët, si berisha, për shkak të non gratas. Sipas tyre përfituesi i këtij komplotoi do të qe Erioni, i cili, me rrëzimin e Ramës, është i vetmi në Rilindje që ka pasuri, mbështejtje oligarkike dhe mediatike, një bërthamë me deputetë të vetët dhe fije të zgjatura në sistemin e drejtësisë. Pra konkluzioni i tyre është se Veliaj po e shikon krizën McGonikal me ëndjen e një atvrasësi që hedh një lëkurë bananeje, në trotuarin ku do kalojë babai i vet politik.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Por, ky version, mbështetet mbi hipotezën se Veliaj është një rival që mezi pret ti hajë kokën Ramës, hipotezë që në analizat e veta Lapsi.al e ka kundërshtuar gjithnjë, duke i parë ata si një binom të pandarë, të lidhur fort nga fijet e përbashkëta të biznesit, miqësive të njëjta dhe mbi të gjitha korrupsionit.

Atëhere si shpjegohet heshtja e çuditshme e Veliajt, në një moment kur shefi i tij është ndoshta në ditën më të vështirë politike?  Më shumë sesa me një projekt politik, për ta rrëzuar, ajo lidhet me karakterin njerëzor të Veliajt, i cili e koncepton këtë zanat si një lojë që mund ta shtysh edhe pa mbajtur qëndrime. Ai e di se është para zgjedhjeve të 14 majit dhe se ç’do alibi për Ramën në këtë rast e bën pis. Ai shpreson se në mes gjullurdisë fakti se ai nuk foli s’do të bjerë në sy, qoftë edhe me riskun se kjo nuk e ndihmon Ramën në një moment kur ai i numëron me vëmendje aktet e besnikërisë. Veliaj po hesht, jo për të vrarë babain, por për të dalë sa më i pa njollosur që është e mundur nga ky skandal./Lapsi.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *