Lajme

Spartak Braho: Rama është sharlatan, sociopat, do përfundojë si Musolini!

“Rama e do punën por në pikëpamje të ideve është sharlatan, sociopat, veçanërisht në egon për të përvetësuar gjithçka. E kam thënë që do të ikë si Musolini. Nuk drejtohet shteti kështu. Ky është sharlatan. Është kokrra e sharlatanit e njeriut jonormal.” – Kështu është shprehur mbrëmjen e djeshme, ish-deputeti socialist Spartak Braho, njëkohësisht ish-gjykatës në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Durrësit gjatë regjimit enverist, teksa ka folur për ndryshimet e fundit në qeveri dhe kryeministrin Edi Rama.

Ai ka ka folur edhe në lidhje me punën e SPAK dhe pretendimin e qeverisë se “shpata” po pret vetëm majtas.

“Është metodologji e drejtimit kryeministror të Ramës. Të merr të katapulton, të përdor, firmos aty ku nuk duhet, të fut në burg e të flak. Dhe thotë nuk është përgjegjësia ime por e atij që shkel ligjin. Ok ai mban përgjegjësi penale, po përgjegjësia politike? Ne e kemi ditur Ben Ahmetaj shumë të mirë, tani një ditë të bukur e shkarkon. Zëvendësimi me Ballukun më kujton që zakonisht kjo zëvendëson burrat. Mesa duket gëzon simpatinë e Kryeministrit se ka kaluar kohë të gjatë me të”, tha Braho në emisionin “Frontline”.

Lexo më shumë  Balla mbron Ballukun, ndaj së cilës SPAK heton tendera me vlerë 1.2 miliardë euro: “Ndër deputetet më të mira të PS-së”

“Drejtuesit e majtë thonë pse po pret majtas. Nuk është ashtu krimi nuk ka ngjyrë e anë. Këto kanë 8-9 vjet në pushtet dhe është një qeverisje jo e shëndoshë e normale. Rama e do punën por në pikëpamje të ideve është sharlatan, sociopat, veçanërisht në egon për të përvetësuar gjithçka. e kam thënë që do ikë si Musolini.
Nuk drejtohet shteti kështu. Ky është sharlatan. Është kokrra e sharlatanit e njeriut jo normal. Ne duam qetësi. Ka probleme të tjera populli e vendi që duhet të zhvillohen e duke u zgjidhur në front, duke i bashkuar jo përçarë popullin. Lere Sali Berishën në humbëtirën e tij. Ai ka marrë fund. Lere”
, vijoi ish-deputeti.

Lexo më shumë  “Mos i kurseni!” - BIRN: Plumbat e gomës kundër protestuesve dhe gazetarëve, dyshime për shkelje sistematike të standardeve ndërkombëtare të përdorimit të forcës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *