Spanja sekuestron jahtin 550 milionë dollarësh të oligarkut rus
Autoritetet spanjolle bëjnë me dije se kanë sekuestruar një jaht gjigand që mendohet se i përket oligarkut rus, Igor Sechin, një aleat i ngushtë i presidentit Putin.
Sipas Ministrisë spanjolle të Transportit, jahti 550 milionë dollarësh i quajti “Crescent” tashmë ndodhet i ankoruar në portin e Tarragonës në Katalonja dhe po mbahet nën survejancë të vazhdueshme.
Mjeti lundrues 135 metra i gjatë mendohet të jetë një ndër më të mëdhenjtë në botë. Ai lundron me flamur të ishujve Kajman dhe mbërriti në Spanjë nga Italia.
Rruga Press
Lexo më shumë Disfata në zgjedhjet e mesmandatit, Musk shpenzoi 446 milionë dollarë për republikanët

