Lajme

Spanja pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë të premten se Franca do të pranojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sipas rekomandimit të Komisionit Evropian të 2016-s, raporton “infolibre”.

“Spanja luan rol konstruktiv dhe jemi të hapur për aprovimin e heqjes së vizave për Kosovën”, ka thënë ai në një konferencë për media në fund të samitit të Këshillit Evropian në Bruksel, që një ditë më parë pati një takim me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë  Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Spanja, Qiproja, Greqia, Romania dhe Sllovakia janë pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që s’e njohin Kosovën si shtet.

Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën, por Këshilli Evropian ende s’ka dhënë dritën e gjelbër.

Disa shtete që janë konsideruar më skeptike për këtë proces, si Franca, së fundmi raportohet se kanë dhënë sinjale më pozitive.

Lexo më shumë  Ministri Murati: Mbi 100 milionë euro dëm nga lëndët përmbarimore ndaj komunave

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *