Bota

Spanja miraton projektligjin dhe bëhet vendi i parë evropian për “lejen menstruale” me pagesë

Kabineti spanjoll miratoi sot projektligjin që u jep punonjësve gra të drejtën të marrin 3 ditë në muaj pushim me pagesë për dhimbjet e menstruacioneve. Sipas mediave të huaja, me këtë vendim bëhe Spanja vendi i parë në Evropë që miraton një ligj të tillë. Gratë në Spanjë do të kenë të drejtën të qëndrojnë në shtëpi për aq kohë sa zgjasin dhimbjet menstruale.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane prezanton armën detare të gjeneratës së ardhshme

Ministrja e  Barazisë Irene Montero, u shpreh se po miratojnë këtë ligj për një jetesë më të mirë të grave.

Ne po miratojmë një ligj që do të sigurojë që gratë të jetojnë më mire. Ligji i jep fund punës me dhimbje dhe marrjes së pilulave” tha Montero.

Projektligji nuk do të paraqitet në Parlament derisa të përfundojë konsultimi. Hartuesit theksojnë se ligji nuk do të hyjë në fuqi para fundit të vitit 2022.

Lexo më shumë  Franca zbulon numrin e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *