Bota

Spanja heq nga përdorimi testet e COVID të kompanisë kineze, rezultuan false

Spanja është bërë vendi më i fundit evropian që ka hequr testet e antigjenit për COVID-19 të prodhuara nga kompania farmaceutike kineze Genrui Biotech për shkak të rritjes së rezultateve false pozitive.

Agjencia Spanjolle për Barnat dhe Produktet Shëndetësore, e cila aktualisht po heton produktin, ka urdhëruar tërheqjen e testeve “për shkak të një rritjeje të mundshme të rezultateve false pozitive”.

Lexo më shumë  Kongresi amerikan me ligj po ia ndalon presidentit largimin nga NATO

Testet janë në qarkullim në Madrid, Barcelonë, Sevilje, Getafe dhe Asturias pasi janë shpërndarë në pesë kompani të ndryshme.

Të premten, shitësve me pakicë në Irlandë iu kërkua të hiqnin testet e bëra nga kompania pas këshillave nga Autoriteti Rregullator i Produkteve Shëndetësore të vendit.

Kërkesa erdhi pasi kishin mbërritur mbi 550 ankesa nga njerëz që pretendonin se testet Genrui kanë dhënë rezultate false pozitive.

Lexo më shumë  “Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

Rruga Press

YouTube player