Lajme

SPAK-u përgjoi 1500 persona gjatë vitit 2021

SPAK-u ka përgjuar 1500 persona gjatë vitit 2021. Ata kanë qenë të dyshuar si autorë ngjarjesh kriminale ose si persona që kanë dijeni për to.

Bisedat e kryera nga rreth 2000 numra telefoni kanë kaluar në filtrat e oficerëve përgjues.

Si rezultat i këtyre përgjimeve vitin e kaluar u arrestuan 179 persona.

Lexo më shumë  Paradoksi në Shqipëri/ Stoku i pronave të papërdorura rritet, ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim çmimesh

Shumica e këtyre numrave, mbi 900 të tillë, janë vënë nën përgjim mbi dyshimet se bëhej fjalë për grupe të strukturuara kriminale. 850 të tjerë janë vënë nën përgjim pas dyshimeve për korrupsion

Përgjimi është përdorur në 129 hetime të prokurorisë së posaçme.

SPAK-u përgjon pa marrë leje tek prokuroria e përgjithshme pasi që prej marsit të vitit 2021 ka një zyrë të vetën përgjimi.

Lexo më shumë  Murati: Për herë të parë kemi ndarë mbi 150 milionë euro buxhet për shtesat e nënave lehona dhe për fëmijët

Gjatë 2021, SPAK-u ka hetuar 675 dosje. Hetimi ka përfunduar për 226 të tilla. Vetëm 20% e tyre janë çuar në gjykatë. Çështjet e tjera ose janë pushuar dhe pezulluar, ose janë transferuar në prokuroritë e rretheve pasi nuk kanë qenë në të drejtën e SPAK-ut për t’i hetuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *