SPAK-u përgënjeshtron Policinë për arrestimin e Alqi Bllakos
Në një reagim të SPAK-ut për ekzekutimit e masës së sigurisë arrest me burg për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako, tregohet se policia nuk ka vepruar për më shumë se 12 orë për ndalimin e tij.
Bllako është dorëzuar vetë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në orën 03:30 të datës 1 prill. Njoftimi gjithashtu bie ndesh me komunikatën për mediat që Policia e Shtetit ka shpërndarë për mediat ku thuhet se vendimi i gjykatës është ekzekutuar mbrëmjen e 31 prillit.
SPAK në një komunikatë për mediat ka specifikuar me datë dhe orë çdo veprim i ndjekur deri në prangosjen e ish-deputetit.
29.03.2022
Kreu i SPAK kërkon nga Kuvendi autorizim për arrestimin e deputetit Alqi Bllako.
29.03.2022
Kuvendi njofton mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, më datë 30.03.2022, ora 18:00.
30.03.2022
SPAK i kërkon Policisë së Shtetit të mbajë në mbikëqyrje deputetin dhe të njoftojë prokurorin e çështjes nëse Bllako tenton të largohet jashtë vendit.
30.03.2022 (19:40)
SPAK njoftohet për anulimin e mbledhjes së Këshillit për Rregullore, Mandatet dhe Imunitetin pasi Bllako heq dorë nga mandati i deputetit.
30.03.2022 (20:30)
SPAK i kërkon Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” për Bllakon.
31.03.2022 (15:30)
GJKKO cakton masën arrest me burg për Alqi Bllakon. Vendimi vihet në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme.
31.03.2022 (15:45)
Vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj Alqi Bllakos i jepet për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit.
01.04.2022 (03:30)
Vendimi ekzekutohet nga Policia e Shtetit.
Rruga Press