Sport

Florian Marku gati për sfidën e nëserme: Dua të shoh flamurin kuqezi të valvitet mes fansave

Më 2 prill, në Newcastle (Angli), do të zhvillohet dueli i boksit mes shqiptarit Florian Marku dhe britanikut Kris Xhenkins. Një sfidë ku Marku (10 fitore, 1 barazim) do të mbrojë titullin kampion bote në kategorinë IBF International, pesha “welter”.

-Boksierët kanë zhvilluar konferencën për shtyp ku kanë shpalosur objektivat e tyre.

Natyrisht që të dy synojnë fitoren, por Marku, i pamposhtur në ring, synon të qëndrojë i tillë edhe pas kësaj sfide.

“E respektoj Krisin, por në ring do të jetë ndryshe. Aty ka sfidë dhe duelin do ta fitoj unë, për të mbrojtur titullin. Jam përgatitur fort dhe jam në formë të mirë sportive”, u shpreh Florian Marku, që mbante edhe gjerdarnin e kampionit me vete.

Sot, boksierët do të kryejnë peshimet zyrtare dhe më pas do të kryejnë përgatitjet e fundit për duelin. Kris Xhenkins është një veteran i ringut, me 22 fitore, 4 humbje e 3 barazime.

“Dua të shoh flamurin kuqezi të valëvitet mes fansave”, tha në fund Marku.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *