Lajme

SPAK-u lëshon urdhër-arresti për ish-zyrtarë të Bashkisë Durrës

Prokuroria e Posaçme ka nxjerrë urdhër-arreste për disa ish-zyrtarë të bashkisë Durrës.

Sipas informacioneve jozyrtare, me urdhër të SPAK janë firmosur disa urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bashkisë në Durrës të dyshuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Operacioni është në vijim dhe nuk dihen ende emrat dhe çfarë detyrash kanë mbajtur personat në fjalë.

Lexo më shumë  Flamuri bashkon shqiptarët, qytetarët e Kosovës rezervojnë në Shqipëri për festat e nëntorit

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi se në mënyrë jozyrtare është mësuar se bëhet fjalë për një procedim penal të hetuar prej kohësh lidhur me një ndërtim pa leje.

Sipas informacioneve, ish-zyrtarë dhe zyrtarë të bashkisë akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Edhe pse në media është përfolur se mes urdhër-arresteve është edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangush Dako, nuk ka asnjë informacion zyrtar nga SPAK lidhur me këtë.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *