Sport

Kombëtarja nis përgatitjet për duelin me Moldavinë

Me grup të reduktuar, por me fytyra të qeshura. Optimizëm, besim dhe kënaqësi, mbi të gjitha për ata që e kanë mbyllur sezonin pa shumë ndeshje, apo që rikthehen në Kombëtare pas një kohe të gjatë.

Kuqezinjtë kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për dy sfidat kualifikuese të Europianit “Gjermani 2024”. Mes lojtarëve që kanë mbërritur në Shqipëri dhe u vendosën nën urdhrat e trajnerit Sylvinho ishin portierët Berisha e Strakosha, Veseli e Mihaj në mbrojtje, Abrashi, Ramadani dhe Laçi në mesfushë, ylli i sulmit Myrto Uzuni, por edhe heroi i Kombëtares në Euro 2016, Armando Sadiku.

Në total vetëm 15 nga 26 futbollistët e grumbulluar, me ekipin që pritet të jetë i plotë vetëm të enjten. Pas punës në palestër, skuadra zbriti në fushën e lojës, në seancën e drejtuar nga trajneri Sylvinho.

Një pjesë e lojtarëve përdorën gjurmuesin e performancës, pajisjen speciale GPS që regjistron gjithçka bën futbollisti në fushë: nga vrapimet, distance, sprintet e deri te rrahjet e zemrës.

Pas humbjes në Poloni, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë në grup më 17 qershor, ndaj Moldavisë në Arenën Kombëtare. Në datën 20 qershor kuqezinjtë i pret transferta me Ishujt Faroe.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *