KryesoreLajme

SPAK lëshon masë sigurie për kreun e Shërbimit Informativ, Vlora Hyseni

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar masë sigurie “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit, e cila u pezullua nga detyra. 

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. 

Hyseni ka qenë shpesh herë në shënjestër të akuzave të opozitës. Ajo mori zyrtarisht detyrën në prill të vitit 2023, duke u bërë e para grua që udhëheq shërbimin inteligjent shqiptar. Përpara këtij emërimi, ajo ka pasur një karrierë të gjatë në strukturat e sigurisë kombëtare në Kosovë.    

Lexo më shumë  Revolta kundër qeverisë/ Studentët thirrje për protestë, sot në orën 14:00 te Ministria e Arsimit në Tiranë

Pas largimit nga postet në Kosovë, ajo shërbeu për rreth dy vite si këshilltare për sigurinë kombëtare e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Drejtoreshë e SHISH: Në mars të vitit 2023, Rama e propozoi atë si drejtuese të SHISH. Ajo u dekretua zyrtarisht nga Presidenti Bajram Begaj më 3 prill 2023 dhe u prezantua në krye të institucionit të nesërmen.

Lexo më shumë  Kosova i kërkon ShBA-së rikthim të dialogut strategjik e përkrahje për anëtarësim në NATO
YouTube player