KryesoreLajme

SPAK lëshoi urdhër-arrest ndaj tij, Ilir Shtufi arrestohet në Greqi

Ilir Shtufi është arrestuar në Greqi ditën e sotme, pasi SPAK lëshoi një urdhër arrest ndaj tij.

SPAK ka lëshuar urdhër arrest për pastrim parash për Shtufin, pas një operacioni nga i cili u godit një grup i trafikut të drogës që drejtohej nga dy vëllezërit Koçeku nga Kamza.

Shtufi ka qenë aktiv në fushën e ndërtimit, me lidhje të forta politike, por edhe i njohur së fundmi për projektin e Malit të Tiranës, kullës në qendër të kryeqytetit, por dyshohet se bashkëpunonte me këtë grup kriminal duke iu pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës.

YouTube player