KryesoreLajme

SPAK intensifikon hetimet për Belinda Ballukun, shkresë bankave për pasurinë e saj

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka intensifikuar hetimet për zv/kryeministren e pezulluar, Belinda Balluku.

Burime për mediat bëjnë me dije se prokurorët po kryejnë hetim pasuror për Ballukun, ndërsa janë adresuar edhe një sërë shkresash në banka për informacione mbi pasurinë e saj.

Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për tenderin për tunelin e Llogarasë ndërsa po hetohet për disa tendera sa i përket Unazës së Madhe dhe aksit Thumanë-Kashar.

Lexo më shumë  Britania paralajmëron Putinin për nëndetëset ruse: Çdo sulm ndaj kabllove dhe tubacioneve do të ketë pasoja serioze

Ajo është pezulluar me vendim të GJKKO nga detyra, ndërsa më datë 23 shkurt pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e saj.

Në mbledhje, sipas burimeve, SPAK pritet të paraqesë prova të reja për Ballukun, ndërsa ka kërkuar që mbledhja të jetë e mbyllur.

Mbetet për tu parë si do të vijojë procesi ndaj saj, i zvarritur prej vitit të kaluar, ku me urdhër të Edi Ramës, socialistët janë munduar ti japin sa më shumë kohë numrit dy të qeverisë.

Lexo më shumë  Inflacioni në Shqipëri/ Në mars 2,6%, çmimet dhe transporti u rritën me 7,5%
YouTube player