KryesoreLajme

SPAK hetim ‘SEKRET’ për Call Center! Kërkesa nga Gjermania për verifikim adresash

TIRANË- 13 kompani Call Center-i janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Hetimet kanë nisur pasi në SPAK kanë mbërritur disa padi për mashtrimin me pasoja të rënda që shqiptarët u kanë bërë dhjetëra qytetarëve europianë.

Paraprakisht mësohet se hetimi është kërkuar nga Gjermania, por më pas janë bashkuar edhe vende të tjera, si Italia dhe shtete nordike. Qytetarët telefonohen dhe i kërkohet të investojnë shuma të mëdha parash në bursë apo gjetkë, duke u sjellë humbje të mëdha parash.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Autoritetet e huaja kërkojnë të identifikohen disa numra llogarie bankare, numra telefoni dhe personat që qëndrojnë pas këtij biznesi të jashtëligjshëm që po vjedh qytetarët e tyre nga Shqipëria duke përdorur agjentë të rremë financiar. Në “lupë” janë 13 kompani Call Center-i, por hetimi mbahet i fshehtë dhe nuk ka informacione për emrat e tyre.

Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, në një mbledhje me vartësit e tij, kryepolici Gledis Nano kërkoi kalimin në filtër të gjithë “call center” që operojnë në Tiranë, e jo vetëm. Nano kërkon një analizë të plotë për aktivitetin dhe ligjshmërinë e tyre. Ndërkohë që ky biznes është nga më të përhapurit në vendin tonë dhe ka siguruar vende pune për dhjetra mijëra të rinj e jo vetëm.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *