BallinaLajme

SPAK ankimon dërgimin në gjyq të ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla

SPAK ka ankimuar në Apel vendimin që çoi në gjykim dosjen me të të pandehur ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Burime pranë SPAK konfirmuan se kundështimi nuk është për dërgimin e dosjes në gjyq, por vetëm për pikën e vendimit mbi një prej shpenzimeve të hetuara të ish-kryeprokurorit. Bëhet fjalë për mosdeklarimin e saktë nga Llalla të shpenzimeve për shkollimin e një prej fëmijëve, për të cilën ai ka marrë gjobë nga ILDKP.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Në lidhje me këtë rast, gjykata ka vlerësuar se derisa ka marrë një gjobë, Llalla nuk mund të procedohej penalisht për këtë moment.

GJKKO ka sekuestruar pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla pas kërkesës së bërë nga SPAK. Bëhet fjalë për disa apartamente dhe ara në Tiranë dhe në Durrës. Disa ditë më parë Llalla u mor zyrtarisht si i pandehur për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive, vepër penale që sipas organeve hetuese e ka kryer tre herë.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Rruga Press

YouTube player