Lajme

Sot Shqipëria nis mandatin dy vjeçar si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB

Shqipëria duke nisur nga sot, do të ulet si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Vendi ynë është zgjedhur për herë të parë anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën kohore 2022-2023.

Duke filluar nga 1 janari 2022, Shqipëria do të ulet për dy vjet rresht në një nga pesëmbëdhjetë ulëset e organit të OKB për menaxhimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 66 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.

Lexo më shumë  Pse protestat për Zvërnecin janë të ligjshme dhe të domosdoshme edhe sot. Ligji u anashkalua, natyra po rrethohet me beton

Shqipëria u paraqit si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore.

Zgjedhja e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, është një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare për vendin.

Shqipëria u pranua anëtare e OKB-së më 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vitesh anëtarësie, u votua për herë të parë për të qenë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një mandat 2-vjeçar. Mandati fillon më 1 janar 2022.

Lexo më shumë  Murati publikon statistikat: Pagat në Kosovë janë rritur 53% gjatë qeverisë Kurti, 3 herë më shumë se në qeveritë Mustafa e Haradinaj

Ky këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dyvjeçar.

Këshilli i Sigurimit në OKB është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *