Sot shorti / Banorët e 5 majit: Na morën pasurinë më keq se në komunizëm!
Sot hidhet shorti për banesat e banorëve të prekur nga tërmeti në zonën e 5 majit në Tiranë, por kjo nuk i ka ndalur ata që të dalin në protestë, për të kërkuar të drejtat e tyre.
Ata ankohen për padrejtësi pasi nuk kanë marrë shtëpi të përmasave të njëjta me ato që kishin para se t’i shkatërronte tërmeti i 26 nëntorit.
Qytetarët denoncojnë abuzimin që është bërë pasi nga autoritetet duke thënë se banesat 2+1 që kishin para tërmetit janë zëvendësuar me ambiente më të vogla pra 1+1.
Për shkak të jetesës dy kurorë brenda shtëpisë një kryefamiljar thotë se e ka të pamundur të jetojë në një ambient aq të vogël së bashku edhe me nusen e djalit.
Banor: “Gëzuar festat në radhë të parë, erdha për një ankesë, kam prindërit e mi që jetojnë këtu është prishur pallati nga tërmeti. Në certifikatë është mamaja babi dhe gjyshja , shtëpia është 2 dhoma dhe kuzhinë kurse na kanë dhënë dhomë dhe kuzhinë. Skam ku e coj gjyshen, ose le të më japë një shtëpi tjetër”.
Banor: “Si mund të marr unë dhomë e kuzhinë, vajta tek kryetarja më tha kështu e ka bërë edi rama. Unë kam edhe plakën në shtëpi që është e ndarë por këta të japin shtëpi sa për numrin e personave që janë në certifikatë.
Edhe pse e prishën ata të na japin atë që kishim dy dhoma dhe kuzhinë atë duam këta nuk na japin as atë që kishim. Ne kemi ardhur për të takuar Erion Veliajn për të na dhënë zgjidhje problemit tonë”
Banor: “Në shtator më njoftojnë se je përfitues për banesën dhomë e kuzhinë ndërkohë unë kam pasur shtëpi 2+1.
Unë kam djalin në shtëpi, ja kanë hequr dhomën djalin sepse ai është i ndarë nga certifikata familjare. Jemi katër veta kam edhe vajzën jashtë shtetit, këta na japin një plus një dhe ne jemi katër persona në familje si të jetosh aty. Nuk ka padrejtësi më të madhe, i kam gjitha letrat këtu.
Unë nuk kërkoj më shumë se dy dhoma gjumi aq sa kisha , unë dhomën time dhe djali me nusen në dhomën e tij. Nuk ka turp më të madh, ky është komunizëm, atëherë me reformat agrare të merrnin tokën, kurse sot më heq edhe shtëpinë, komunizëm i gjallë”.
Rruga Press