Art & Kulturë

Sot pritet përzgjedhja finale për “Oscars 2022” – “Zgjoi” në listën e ngushtë të filmave të nominuar

Sot (8 shkurt) pritet që Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit të shpall listën finaleve të filmave të nominuar për “Oscars 2022”. 

Filmi i regjisores nga Kosova, Blerta Basholli, “Zgjoi (Hive)” është në listën e ngushtë në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj” bashkë me 14 filma të tjerë.

Për herë të parë, Kosova është në listën e ngushtë të pretendentëve për t’u nominuar në garë prestigjioze të filmit, nëse “Zgjoi” arrin të nominohet do të ishte një sukses historik për kinematografinë vendore.

Lexo më shumë  Dua Lipa në ballinën e “Elle USA”, flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve

otimi për nominimin e filmave ka filluar më 27 janar, ndërsa ka përfunduar më 1 shkurt.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscars 2022”, pritet të mbahet më 27 mars.

Më poshtë lista e ngushtë e filmave që garojnë për t’u nominuar për çmim në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”:

“Great Freedom” (Austria) – Sebastian Meise
“Playground” (Belgjika) – Laura Wandel
“Lunana: A Yak in the Classroom” (Butani) – Paëo Choyning Dorji
“Flee” (Danimarka) – Jonas Poher Rasmussen
“Compartment No. 6” (Finlanda) – Juho Kuosmanen
“I’m Your Man” (Gjermania) – Maria Schrader
“Lamb” (Islanda) – Valdimar Jóhannsson
“A Hero” (Irani) – Asghar Farhadi
“The Hand of God” (Italia) – Paolo Sorrentino
“Drive My Car” (Japonia) – Ryusuke Hamaguchi
“Hive” (Kosova) – Blerta Basholli
“Prayers for the Stolen” (Meksika) – Tatiana Huezo
“The Worst Person in the World” (Norvegjia) – Joachim Trier
“Plaza Catedral” (Panamaja) – Abner Benaim
“The Good Boss” (Spanja) – Fernando León de Aranoa.

Lexo më shumë  Dua Lipa në ballinën e “Elle USA”, flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *