Lajme

Sot nis viti i ri shkollor! Masat anti-COVID që duhet të ndiqen nga nxënësit dhe mësuesit, arsimtarët

Nxënësit e sistemit parauniversitar do të rikthehen zyrtarisht ditën e sotme në shkolla.

Mësimi do të fillojë në orën 08:00 dhe orët do të jenë nga 30 minuta, si një masë e marrë për të reduktuar qëndrimin në një ambient të mbyllur për orë të gjata. Deri më tani, është zhvilluar mësimi plotësues për të rikuperuar njohuritë e humbura dhe ka qenë në dëshirën e nxënësve, por nga sot do të nisë zyrtarisht shkolla.

Të gjithë nxënësit dhe mësuesit duhet të zbatojnë masat anti-COVID. Në ndryshim nga vitet e kaluara, mësuesit do të rikthehen në klasa të vaksinuar, ndërsa për ata që nuk e bëjnë, do të duhet të paraqesin test COVID çdo javë për të treguar se nuk janë të infektuar nga virusi.

Lexo më shumë  Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Në zbatim të vendimit të Komitetit Teknik për vaksinimin me detyrim, mësuesit duhet të marrin vaksinën deri më 30 shtator. Nëse edhe deri në fund të muajit shtator nuk do të jenë vaksinuar, atëherë mësuesit janë të detyruar që të paraqesin një raport nga mjeku ku shpjegohet arsyeja e mos vaksinimit. I njëjti detyrim shërben edhe për personelin që shërben në shkolla, sanitaret dhe rojet, që duhet të kenë marrë vaksinën kundër C0vid-19, deri në fund të muajit shtator.

Lexo më shumë  Qendrimi i Grenellit shkakton furi reagimesh: Berlini, Parisi dhe Roma në një linjë me politikat e Trumpit në Ballkan

Për nxënësit është e detyrueshme mbajtja e maskave si dhe duhet repektuar distanca mes tyre, 1.5 metra, në mënyrë që të shmanget transmetimi i Covid-19. Nxënësve të ciklit të ulët u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orarit të mësimit, ndërsa nxënësit e ciklit të lartë duhet të mbajnë maskën në ambiente e brendshme në shkolla. Do të lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës, ndërsa dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave duke ruajtur distancimin social dhe fizik, nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *