Sport

“Sot në vitin 1960 lindte më i madhi”: Napoli kujton Maradonën, në Argjentinë 10 minuta heshtje para ndeshjeve

“Sot në vitin 1960 lindte më i madhi. Gëzuar ditëlindjen Diego!”.

Me këto fjalë të pakta, por domethënëse, të shoqëruara me një foto me fanellën blu, Napoli kujtoi Maradonën, i cili sot do të kishte mbushur 61 vjeç pasi kishte lindur më 30 tetor 1960.

Pibe de Oro, i cili ndërroi jetë më 25 nëntor të vitit të kaluar për shkak të edemës akute pulmonare, si rezultat i dështimit të zemrës (por hetimet janë ende të hapura për vdekjen e tij për të konstatuar ndonjë mangësi në ndihmën e shpejtë), mbetet gjithmonë i gjallë në kujtesën e qytetit dhe të mbështetësit e Napolit si dhe ata të Argjentinës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *