Lajme

Sot, në përvjetorin e vdekjes/ Aleksandër Moisiu, aktori gjenial që mahniti botën me zërin dhe interpretimin e tij

Më 23 mars 1935 ndërroi jetë aktori me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu.

Në skenën gjermanishtfolëse, do të mishëronte mjeshtërisht role kryesore të një spektri të gjerë të veprave të letërsisë europiane, duke nisur që prej tragjedive antike greke e deri në bashkëkohësi. Karriera e tij do të niste në moshën 19-vjeçare, kur filloi të ekzekutonte role minore si “kompars” në skenën e “Burgtheatër”.

Në vijim, u angazhua në teatrot e Pragës dhe të Berlinit, ku u shqua për zotësi aktoriale, veçanërisht në interpretimin e rolit të Edipit mbret dhe të Hamletit. Kjo mbarëvajtje e bujshme do ta shpinte për të shpalosur talentin e tij drejt skenave të tjera të Europës dhe të Amerikës Veriore.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Pjesë e repertorit të tij interpretues qenë edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland”), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”). Moisiu do mund të depërtonte edhe në zhanrin e kinematografisë, ku përgjatë 1910-1935, mori pjesë në 10 produksione filmash, 8 prej të cilëve ishin pa zë.

Në vitin 1935, në perëndim të jetës së tij, aktori kërkoi shtetësinë italiane, që u mirëprit nga autoritetet përkatëse. Po ashtu, si bir i një shqiptari nga Kavaja dhe një arbëresheje, dëshiroi të merrte edhe shtetësinë e vendit të tij të origjinës, i cili refuzoi t’ia plotësonte vullnetin e tij të fundit.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell dokumente ku paraqiten njoftime për shfaqjet e dhëna prej tij, foto nga rolet e luajtura dhe dokumenti i akordimit të shtetësisë.

Rruga Press

YouTube player