Lajme

Sot ndizen qirinj për të kujtuar viktimat e gjenocidit serb në Kosovë

Me rastin e ditës së përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” sot duke filluar nga ora 19:30 do të ndezë qirinj në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë.

Në Prishtinë, aktivistët e kësaj Qendre qirinjtë do t’i ndizen në sheshin “Skënderbeu”, për çka kanë ftuar edhe qytetarët t’i bashkohen këtij aktiviteti.

Lexo më shumë  EFJ ngre alarmin për dhunën ndaj gazetarëve në Shqipëri: 55 sulme në 18 ditë, shumica të atribuuara efektivëve të Policisë

“Qytetarët e qyteteve tjera, me vetiniciativë mund ta bëjnë ndezjen e qirinjve në sheshin e qyteteve të tyre. Ata që nuk kanë mundësi të dalin në shesh, këtë ta bëjnë në ballkonet apo dritaret e tyre. Po ashtu, ftojmë të gjithë shqiptarët anekënd botës që në ora 19:30, sipas kohës së tyre lokale, ta bëjnë ndezjen e qirinjve në ballkone e dritare në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.

Qendra thotë se “përkujtimi i viktimave të gjenocidit në Kosovë është më e pakta që ne duhet të bëjmë në rrugëtimin për ngadhënjimin e drejtësisë dhe ndëshkimin e krimit”

Rruga Press

YouTube player