Sport

Sot Kategoria Superiore premton spektakël, spikat derbi Tirana-Dinamo

Kategoria Superiore ngre sot siparin e javës së tetë me dy sfida interesante që premtojnë spektakël.

Në orën 16:45 në Korçë do të luhet ndeshja Skënderbeu-Kukësi. Në këtë takim skuadra verilindore vjen me një ecuri pozitive teksa renditet në vendin e dytë të klasifikimit me -3 pikë nga kryesuesit e Tiranës.

Ndërsa skuadra korçare nuk po përjeton një moment të mirë teksa klasifikohet e fundit në tabelën e renditjes me 3 pikë të grumbulluara.

Në orën 19:45, në stadiumin “AIR Albania” do të zhvillohet sërish pas tre ditësh derbi i kryeqytetit, Tirana-Dinamo.

Në mesjavë të dyja skuadrat luajtën për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë dhe ata që dolën triumfatorë ishin dinamovitët që fituan ndeshjen e parë ndaj bardhebluve.

Në këtë përballje skuadra e Tiranës dëshiron që të ruajë vendin e parë, por edhe këtë ecuri pozitive, ndërsa “nëndetsja” kërkon me çdo kusht kthesën pas humbjes ndaj Kukësit javën e kaluar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *