KryesoreLajme

Sot e nesër samiti i Ballkanit të Hapur – Mali i Zi e Bosnja lëshojnë pe, Kosova e refuzon

Të martën e të mërkurën do të mbahet samiti i radhës i Ballkanit të Hapur. Kësaj here do të mbahet në Ohër, ndërkohë që pos tri shteteve themeluese, Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e dy shteteve që e kanë refuzuar deri më tash iniciativën, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Nga Presidenca e Serbisë, kanë njoftuar se presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, do të takohet ndër të tjera edhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës Zoran Tegeltija, shkruan “b92” të martën.

Lexo më shumë  “E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanoviqit

Kosova ka refuzuar në vazhdimësi ftesën për pjesëmarrje në këtë nismë, duke e quajtur të panevojshme dhe të pabarabartë.

Në fakt, Mali i Zi e Bosnjë-Hercegovina ndërruan mendje nën javët e fundit. Kryeministri i sapozgjedhur i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se nuk sheh asnjë të keqe nga kjo iniciative, ndërkohë të hënën, Talgetija u shpreh me nota shumë pozitive për këtë nismë, duke e quajtur “iniciativë për forcimin e lidhjeve në Ballkanin Perëndimor.

Lexo më shumë  Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veriun e Mitrovicës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *