Lajme

Sot do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë! Ja çfarë do të diskutohet

Ditën e sotme në orën 10:00 do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Në rendin e ditës janë disa projektligje të cilat do të diskutohen e më pas do të votohen në parim.

Ditën e sotme do të diskutohet projektligj “Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me vendosjen e kufizimeve të importit të kategorive të materialeve arkeologjike dhe etnologjike të Shqipërisë.

Një tjetër projektligj që do të diskutohet do të jetë “Për disa shtesa në ligjin nr. 99/2021 “Për ratifikimin e vendimit të komitetit të Përbashkët EFTA – SHQIPËRI nr. 1 i vitit 2021 miratuar më 24.6.2021 për ndryshimin e protokollit B të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Shqipërisë

Ndërkohë sot do të votohet dhe për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit të Konkurrencës.

RENDI I DITËS:

1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 2.12.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Projektligj “Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me vendosjen e kufizimeve të importit të kategorive të materialeve arkeologjike dhe etnologjike të Shqipërisë”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

4. Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 99/2021 “Për ratifikimin e vendimit të komitetit të Përbashkët EFTA – SHQIPËRI nr. 1 i vitit 2021 miratuar më 24.6.2021 për ndryshimin e protokollit B të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Shqipërisë lidhur me përkufizimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ dhe ndryshimi i marrëveshjeve për bujqësinë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës dhe Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Islandës si pjesë përbërëse e saj”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)

Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin 2 Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme
Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për mbështetjen e përpjekjeve të Republikës së Shqipërisë për zbutjen e pandemisë Covid-19″. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

6. Projektvendim “Për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit të Konkurrencës”. (Neni 60 dhe 111 Rregullore Kuvendi, ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” të ndryshuar””, votim i fshehtë, shumicë e thjeshtë votash për miratim). Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

Rruga Press

Lexo më shumë  Gërvalla në Bruksel: Kosova lidere në Ballkan në luftimin e korrupsionit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *