BallinaLajme

Sot dita e 6! Piratët rrëmbejnë anijen shqiptare në Nigeri, 8 persona mbahen peng, ende asnjë lajm prej tyre

Sot është dita e gjashtë e marrjes peng! Anija e kompanisë shqiptare “STEVIA” është ende në duart e piratëve në Nigeri. Deri më tani nuk ka asnjë detaj lidhur me ekuipazhin e marrë peng dhe me gjendjen e tyre shëndetësore.

Nga sa është bërë me dije nga mediat e huaja, janë marrë 8 persona, nga të cilat 6 janë konfirmuar se janë shtetas ukrainas, ndërsa kombësia e 2 personave të tjerë nuk dihet, por dyshohet të jenë shqiptarë.

Lexo më shumë  Albulena Haxhiu zgjedhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, tha se siç citohet nga agjencia e lajmeve Ukrinform, pronari i anijes së anijes së mallrave STEVIA është një shqiptar, dhe për pasojë të dyja ambasadat në Nigeri, ajo e Ukrainës dhe e Shqipërisë po marrin masat e duhura që të arrihet një zgjidhje.

Gjiri i Guinesë është rajoni më aktiv ekonomik dhe i pasur me naftë i Afrikës. Aktiviteti i piratëve në rajon është rritur në vitet e fundit, duke bërë që Nigeria, Gana dhe rajone të tjera përreth të krijojnë një operacion koordinimi detar për të luftuar fenomenin. Gjithsesi nuk dihet nëse shkaku i këtij sulmi dhe rrëmbimi ka të bëjë me këtë fenomen, apo me ndonjë sulm personal ndaj kompanisë së shqiptarit që nuk është identifikuar ende.

Lexo më shumë  Gjinovci shpërthen pas deklaratës së Simiqit: Mashtrohen ata që e justifikojnë diskursin gjenocidal të serbëve

Rruga Press

YouTube player