Lajme

Sot diplomon gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës

Sot në ora 10:00, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 60-të të Policisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Nga bllokimi i aksit boshatiset turizmi Korçë-Pogradec, shtrenjtohen ushqimet

“Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të ju drejtohen të pranishmeve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit”, njofton Policia e Kosovës.

YouTube player

Lexo më shumë  Ragmi Mustafi vazhdon detyrën si këshilltar politik i Kurtit për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc