Lajme

Sot 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Por si lindi kjo ditë?

8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas që në Shqipëri njihet edhe si dita e Nënës. Në këtë ditë shprehet mirënjohja për kontributin e madh të grave dhe vajzave jo vetëm brenda familjes por edhe në shoqëri dhe vendet e punës.

Lulet dhe dhuratat nuk mungojnë këtë ditë për të gjitha gratë dhe vajzat, ndërsa është e zakonshme organizimi në kolektiva për të festuar një ditë ndryshe, larg angazhimeve familjare apo të punës.

Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.

Dita e Gruas u vendos fillimisht në përkujtim të demonstratës së grave punëtore në Nju Jork.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Zyrtarisht Dita Ndërkombëtare e Gruas u vendos në Shtetet e Bashkuara më 28 shkurt të vitit 1909, ku  atë ditë u organizua një manifestim i madh, në të cilin kërkohej e drejta e grave për të votuar. Ky ishte një diskutim i hershëm, si në SHBA (janë të famshëm artikujt e socialistes Corinne Brown), si në Kongresin e VII Ndërkombëtar Socialsit (i mbajtur në Shtutgard në vitin 1907).

Demonstratave që kishin si qëllim votimin, shumë shpejt ju bashkuan edhe pretendime të tjera për të drejtat e grave. Nga nëntori i vitit 1908 deri në shkurt 1909 mijëra punëtore në Nju Jork hynë në grevë për ditë të tëra duke kërkuar rritjen e rrogës dhe përmirësim të kushteve të punës.

Më 25 mars të vitit 1911 kupa u mbush: në fabrikën “Triangle” në Nju Jork shpërtheu një zjarr dhe 146 punonjëse (gra të reja emigrante), humbën jetën. Që nga ky moment manifestimet e grave u shumëfishuan në shumë vende.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Një gjë është e sigurt, forca dhe mbështetja nga protesta në festë për ditën e 8-Marsit e bën sot atë të jetë në qendër të vëmendjes për gruan, nënën.

Mos kij druajtje për të përtypur atë çfarë të takon, për të shijuar e ndjerë ashtu siç vetëm ti di të veprosh. Sot t’i zgjon hare, përkushtim, nga njerëzit që ty të duan më shumë. Sot t’i do dëgjosh fjalë zemre, do e gjesh veten të pikturuar në letra shumëngjyrëshe, çaste magjike.

Dedikimi është për çdo ditë tënden e përmbushur me përkushtimin që ke falur ti.

Rruga Press

YouTube player