Lajme

Sot 23 vjet më parë ranë heroikisht 10 dëshmorë të Llapit në betejën e Tabeve të Llapashticës

Sot mbushen 23 vjet nga Beteja e Tabeve të Llapashticës ku ranë heroikisht 10 dëshmorë të Llapit.

Ishte 24 dhjetori i vitit 1998, kur filluan betejat e parreshtura në Zonën Operative të Llapit, ndërsa Llapashtica ishte shndërruar në një kala të pathyeshme për tre muaj radhazi.

Gjatë Betejës së Llapashticës, më 24 dhjetor 1998, nga radhët e UÇK-së ranë për të mos vdekur kurrë dëshmorët e kombit: Isa Havolli, Ismet Dërguti, Skender Zenjullahu, Miftar Zenjullahu,

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e PES

Lulzim Jashari, Bajram Murati, Avni Selmani, Fatmir Selmani, Remzi Demolli dhe Jetullah Kastrati.
Për të nderuar këta dëshmorë, në vendin e rënies shkoi kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, pjesëtarë të familjeve të të rënëve dhe qytetarë të tjerë, të cilët vendosën edhe kurora lulesh.

Bulliqi tha se në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në nderim të kësaj dite janë organizuar gjithashtu homazhe te shtatoret e heronjve në vendet e rënies në Llapashticë dhe Obrançë.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Ai gjithashtu tha se “datat e lavdisë si këto, janë momente të rëndësishme refleksioni për punë dhe angazhim për të ardhmen tonë, e cila ka bazament sakrificën e madhe të popullit tonë për liri e shtet”.

Aktivitetet u përmbyllën me homazhe te varrezat në Kompleksin Memorial në fshatin Penuhë.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *