KryesoreLajme

Sorensen: Hedhja dritë mbi fatin e të zhdukurve, prioritet për mua

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se prioritet i tij është hedhja dritë mbi fatin e të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Hedhja e dritës mbi fatin e të zhdukurve të mbetur është një domosdoshmëri humanitare”, ka shkruar Sorensen në X, duke shtuar se familjet që ende presin të mësojnë për të dashurit e tyre meritojnë një epilog të kësaj çështje.

Lexo më shumë  SPAK sekustron pasuri të tjera në Palasë, dyshohet se janë të Belinda Ballukut

“Kjo është arsyeja pse personat e zhdukur janë prioritet për mua në dialog”, ka thënë Sorensen.

Sorensen po qëndron në Kosovë qe tri ditë në viztën e tij të parë zyrtare që kur mori mandatin në shkurt të këtij viti.

Rruga Press

Lexo më shumë  Sheshi “Nënë Tereza“ vetëm për këmbësorë, nga parkimi te muzeu, projekti 21 mln euro i FSHZH
YouTube player