KryesoreLajme

Sorensen: Hedhja dritë mbi fatin e të zhdukurve, prioritet për mua

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se prioritet i tij është hedhja dritë mbi fatin e të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Hedhja e dritës mbi fatin e të zhdukurve të mbetur është një domosdoshmëri humanitare”, ka shkruar Sorensen në X, duke shtuar se familjet që ende presin të mësojnë për të dashurit e tyre meritojnë një epilog të kësaj çështje.

Lexo më shumë  Kurti dhe drejtorja e NATO-s për Operacione flasin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së

“Kjo është arsyeja pse personat e zhdukur janë prioritet për mua në dialog”, ka thënë Sorensen.

Sorensen po qëndron në Kosovë qe tri ditë në viztën e tij të parë zyrtare që kur mori mandatin në shkurt të këtij viti.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kusari Lila: Nëse s’do të caktohej marzha për derivatet e naftës, çmimet do të ishin pashmangshëm më të larta
YouTube player