Lajme

Soreca: Presim hetimet për patronazhistët, u pasqyrua dhe në raportin e OSBE-së

Luigi Soreca: Do të fokusohem te kriteret politike. Shqipëria ka kaluar një periudhë me sfida, si pandemia. Ashtu siç u konfirmua nga Von der Layen, BE i qëndroi pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto sfida.

Raporti thotë që Shqipëria ka përmbushur kushtet për anëtarësimin e BE dhe duhet të nisë sa më shpejt Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Vonesat për negocim do të kenë aspekt negativ për besueshmërinë e BE. Ne presim përparim në tre fusha, në zbatimin e ligjit, lirisë së medias dhe nën ligjet që priten të miratohen për të drejtën e pakicave. Në raport theksohet përfundimet e OSBE/ OHDIR për 25 prillit. Në raport thuhej që zgjedhjet në përgjithësi ishin të mirëorganizuara, por ka dhe aludime për blerje votash dhe rrjedhje të dhënash së personale, e për këtë ne presim hetimet. Strukturat e BE duhet të artikulohen në mënyrë më efikase. Në raport jepet edhe vlerësimi i përparimit për qeverisjen vendore, sepse do të jetë ajo që do të kryejë 70% të legjislacionit të BE. Në lidhje me shoqërinë civile është i gërshetuar, duhen përpjekje thelbësore për të pasur diskutime me shoqërinë civile për reformat. Sa i takon sundimit të ligjit, në raport flitet për rezultatet konkrete. Komisioni ka rritur nivelin e përgatitjes së Shqipërisë dhe kjo thuhet që Shqipëria është përgatitur në mënyrë të moderuar për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Është parë përparim për emërimet në Gjykatën e Lartë dhe të plotësohen vakancat sa më shpejt të jetë e mundur. Duke i hedhur sytë drejt së ardhmes rekomandimet kyçe kanë të bëjnë me fuqizimin e mëtejshëm të sistemit ligjor, për shkollat e magjistraturës.

Lexo më shumë  Gërvalla: Ndryshimi i kufijve mund të nisë një luftë në Ballkan  

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *