Lajme

Soreca: Politikanët dhe kriminelët i ka kapur frika nga SPAK

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca u shpreh sot se frika ka kaluar nga prokurorët te politikanët dhe kriminelët e korruptuar me drejtësinë e re.

Edhe pse nuk e përmendi me emër konkret, diplomati tha se “kohët e fundit kemi parë hapa inkurajues për goditjen e korrupsionit në nivele të larta”, ku referimi ishte i qartë për arrestimin e Lefter Kokës.

Në dy vjetorin e krijimit të SPAK-ut, Soreca deklaroi se sot është një ditë feste.

Lexo më shumë  Gërvalla: Ndryshimi i kufijve mund të nisë një luftë në Ballkan  

“Është kënaqësi që rikthehem në të njëjtën sallë që kam qenë para dy vitesh dhe që atëherë shumë gjëra kanë ndodhur. Sot është një ditë për të festuar. Në vetvete është një fillim tejet i mbarë për javën e Krishtlindjeve.

28 hetuesit e parë kanë filluar punën në BKH.

Ne festojmë edhe përvjetorin e dytë të SPAK-ut. Mbështetjen për krijimin e një SPAK-u të pavarur.

Një bilanc i fortë po ndërtohet për ndjekjet penale dhe dënimet në nivelet e larta.

Një gjë është e sigurt, frika ka kaluar në anën tjetër, se më parë ishte në anën e prokurorëve që ishin në trysninë e politikanëve dhe kriminelëve” tha Soreca.

Lexo më shumë  Konjufca në takim me deputetin italian, Loperfido shprehu mbështetjen e Italisë për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *