Lajme

Sopi: Kurti ka vepruar me vendosmërinë e burrështetasit në Bruksel

Analisti politik, Agim Sopi, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka vepruar drejtë në takimet me bashkësinë ndërkombëtare në Bruksel gjatë së enjtes.

Ai ka thënë se vendosmëria e tij ishte prej burrështetasi, duke shtuar se ai të enjten ka pranuar diçka që tashmë është pranuar në Marrëveshjen e Ohrit.

Lexo më shumë  Ragmi Mustafi vazhdon detyrën si këshilltar politik i Kurtit për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

“Kurti kësaj radhe ka vepruar me vendosmërinë e burrështetasit qysh do të duhej të vepronte. Bravo i qoftë, ai ka pranuar diçka që e ka pranuar në Ohër”, është shprehur Sopi.

Ai ka theksuar se dialogu e ka humbur rolin e tij gjatë negociatave mes palëve, e sipas tij, 2023-a do të jetë viti “i vdekjes” së dialogut.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Konjufca takon ambasadoren Eevamari Laaksonen: Kosova dhe Finlanda thellojnë bashkëpunimin dypalësh dhe reformat europiane