Lajme

Gjinovci: Kosova ka shkuar një hap para Serbisë në dialog

Aktivisti Rron Gjinovci ka thënë se zhvillimet e fundit të dialogut në Bruksel nënkuptojnë se pala kosovare ka shkuar një hap para Serbisë.

Sipas tij, pa nënshkrimin e të gjitha marrëveshjeve nga Serbia, nuk do të ketë marrëveshje të tjera mes Kosovës e Serbisë.

“Pa u nënshkruar të gjitha marrëveshjet nga Vuçiqi, nuk ka asnjë marrëveshje… Ka ndërruar komplet dialogu, s’ka më pa nënshkrim. Kosova ka shkaur një hap tutje, po kërkon të nënshkruajë”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova

Sipas Gjinovcit, me këtë raport në Bruksel, Serbia po shkon drejt sanksioneve.

“S’ka shanse të bëhet Asociacioni. S’do të ketë hiç kurrfarë Asociacioni. Në dhjetor i ka zgjedhjet Serbia, Vuçiqi tash asgjë nuk nënshkruan. S’do ta nënshkruajë as propozimin më të mirë. Flini zbathur”, është shprehur gjatë debatit Gjinovci.

Rruga Press

YouTube player