Lajme

Sondazhi/ 80% e shqiptarëve: Ndihma e qeverisë për krizën nuk mjafton

77.7% e shqiptarëve mendojnë se paketat e ndihmës të dhëna nga qeveria nuk i ndihmojnë familjet në nevojë dhe pensionistët për të përballuar rritjen e çmimeve. Vetëm 20.1% mendojnë se i ndihmojnë këto kategori, ndërsa 2.1% nuk përgjigjen.

Ndërkohë, 54.7% e shqiptarëve mendojnë se qeveria ka dhënë më pak ndihma se sa ka pasur mundësi të japë. Vetëm 38% e tyre mendojnë se ka dhënë më shumë ose aq sa ka pasur mundësi.

66.2% e shqiptarëve kanë ulur konsumin dhe shpenzimet për shkak të krizës. Kriza ka prekur produktet e shportës. Për të përballuar krizën, 66.2% e shqiptarëve shpenzojnë më pak kudo. 36.4% e tyre kanë hequr dorë nga disa shpenzime, 35% e tyre blejnë më lirë dhe 30% e tyre konsumojnë më pak. Por ka edhe nga ata të cilët kanë kërkuar ndihmën e fëmijëve për t’u përballur me krizën dhe janë 11.8%, ndërsa 7% kanë kërkuar ndihmën e të afërmeve dhe 2.6% kanë marrë borxh.

Për 99.6% të shqiptarëve rritja e çmimeve ka qenë më e dukshme tek shporta ushqimore. 66.6% e tyre mendojnë se transporti është bërë më i kushtueshëm. Ndërsa më pas lista pasohet nga alkooli dhe duhani me 33.2%, banimi me 32.1%, shëndetësia 19.2% dhe veshjet 18.8%.
Krahasuar nga muaji mars, në nëntor ka pasur një rritje 12.6% të atyre që për të përballur krizën kanë shpenzuar më pak kudo. Ndërsa nga marsi në nëntor ka pasur një zbritje me 16.9% të atyre që për të përballuar çmimet e larta kanë konsumuar më pak.

Lexo më shumë  Aktivisti nga Lugina, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Rritja e çmimeve nuk ka prekur vetëm shtresën e ulët. Të ndarë sipas të financave, ata që kanë të ardhurave më të larta kanë zgjedhur të reduktojnë shpenzimet për të përballur krizën me 64.4%, ndërkohë që ata që kanë të ardhurat e ulëta kanë reduktuar shpenzimet vetëm 15.8%. 

Nga ata që konsumojnë më pak por kanë të ardhura të larta janë 23%, ndërsa ata me të ardhura të ulëta 36.3%. Për ata që kanë të ardhura më të ulëta zgjidhja me e mirë për të kursyer është të blejnë më lirë, mënyrë kjo e përdorur nga 45.9%, ndërsa nga ata me të ardhura të larta kjo metodë është përdorur nga 24.3% e tyre.

Barometri konfirmon përkeqësimin e gjendjes ekonomike të familjeve për shkak të rritjes së çmimeve edhe në dy muajt e fundit. 53.4% e shqiptarëve tregojnë se situata ekonomike në familjet e tyre në muajin nëntor 2022 është përkeqësuar. 39.2% e tyre janë neutral dhe vetëm 7.4% e tyre kanë gjendje më të mirë ekonomike.

Situata vetëm është përkeqësuar krahasuar me muajin shtator, kur 51% e shqiptarëve janë shprehur se ekonomia e tyre familjare është përkeqësuar në muajin shtatorë 2022, pra 2.4% më pak se në muajin tetor. Ndërkohë që për muaj shtator 36% kanë qenë neutral, 3.2% më pak se në tetor dhe 12.8% janë shprehur se gjendja e tyre ekonomike është më e mirë, 5,4% më shumë se në tetor.

Lexo më shumë  Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Krahasuar me një vit më parë, 63% e shqiptarëve kanë treguar se situata ekonomike në familjet e tyre është më e keqe. 35.8% janë shprehur se situata ekonomike në familjet e tyre krahasuar me një vit më parë është neutrale dhe vetëm 1.2% kanë një gjendje më të mirë ekonomike se një vit më parë.

Rritja e çmimeve nuk ka prekur vetëm shtresat e varfër. Nga ata që janë shprehur se situata e tyre ekonomike është me e keqe se një vit më parë, 78.9% e tyre janë me të ardhura të ulëta, 70.8% janë me të ardhura mesatare, 51.8% me të ardhura mesatarisht të larta dhe 45.5% janë me të ardhura të larta. Më të prekur nga rritja e çmimeve janë zonat rurale, me 68.2% ndërsa mbrapa nuk mbeten as zonat urbane me 9.3% më pak, përkatësisht 58.9%. /Euronews Albania

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *