Lajme

Sondazh: Shqiptarët e njohin NATO-n më mirë se maqedonasit

Shqiptarët për dallim nga maqedonasit, treguan njohuri më të mëdha për aleancën e NATO-s në sondazhin e NEXUS Civil Concept i cili bazohet në një studim të kryer nga agjencia M-Prospect me një mostër përfaqësuese prej 1000 të anketuarve të bërë me rastin e një viti të anëtarësimit të vendit tonë në NATO.

Për pyetjen e parë sa mirë e njihni NATO-n, studiuesit dolën me përgjigjet e mëposhtme:

Lexo më shumë  Varfëria, Shqipëria ka koston më të lartë në Evropë për dietën ushqimore

13,6% e njohin shumë mirë NATO-n

40,3% e njohin mjaftë mirë NATO-n
33,2% dinë pak për NATO-n
11,6% e njohin NATO-n vetëm me emër
1,3% nuk kanë dëgjuar kurrë për NATO-n

Shqiptarët ndryshe nga maqedonasit tregojnë njohuri më të mëdha, dmth 27,4% e shqiptarëve u përgjigjën se e njohin shumë mirë NATO-n, krahasuar me 9% e maqedonasve të cilët dhanë përgjigjen e njejtë

Lexo më shumë  Krasniqi: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin, sinjal i keq për komunitetet joshumicë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *