Lajme

Sondazh nga Pyper: Mbi 60 për qind e të anketuarve e konsiderojnë obligim qytetar blerjen e prodhimeve vendore

Përkundër konkurrencës së lartë në treg mes produkteve vendore dhe produkteve të huaja, mbizotëron perceptimi se produktet vendore janë më të mira.

Këtë e tregon edhe sondazhi i fundit i realizuar nga kompania e hulumtimeve Pyper.

Sa i përket sigurisë së produkteve, më shumë se gjysma e të anketuarve apo 63.5 për qind i konsiderojnë produktet vendore më të sigurta për t’i konsumuar sesa produktet e huaja. E prej të gjithë të anketuarve, rreth 6 në 10 persona më shumë pëlqejnë produktet vendore sesa produktet e importuara.

Lexo më shumë  Nagavci: Përgjegjësia është e qartë, qytetarët do ta japin përgjigjen

Për më tepër, pothuajse gjysma e të anketuarve apo 48.4 për qind kanë pohuar se konsumi i produkteve vendore është rritur gjatë 12 muajve të fundit. E për dallim prej këtij grupi, 44.7 për qind kanë treguar se për ta nuk ka pasur ndonjë dallim në blerjen e produkteve gjatë këtij 12-muajshi të fundit ndërsa për 8.7 për qind blerja e produkteve vendore është zvogëluar.

Po ashtu, prej të gjithë të anketuarve, rreth 6 në 10 persona e konsiderojnë si obligim qytetar blerjen e prodhimeve vendore. Mirëpo, një përqindje e madhe e të anketuarve apo 68.04 për qind e konsiderojnë se nuk ka rëndësi vendi i prodhimit dhe se konsumatorët duhet të zgjedhin cilindo produkt që dëshirojnë pavarësisht se a është vendor apo i huaj.

Lexo më shumë  Ofendoi shqiptarët e Maqedonisë/ Opozita kërkon interpelancë me Ferit Hoxhën

Sondazhi në fjalë është realizuar me mostër jo të rastësishme në të cilin kanë marrë pjesë 1,200 persona anembanë Kosovës. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *