Lajme

(Sondazh i BSH) 1 në 3 familje në Shqipëri ka të paktën një borxh

1 në 3 familje në Shqipëri ka të paktën një borxh.

Më shumë se gjysma e tyre, kanë marrë nga të afërmit, ndërsa pjesa tjetër i janë drejtuar bankave apo institucioneve të tjera financiare.

Në sondazhin që Banka e Shqipërisë ka bërë me 2200 persona në të gjithë vendin, del se 60 përqind e kredisë hipotekore përdoret për blerje banesash ose investime brenda tyre.

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

Ndërkohë, kredia konsumatore përdoret për mobilim dhe blerje pajisjesh në shtëpi, por në masë të madhe borxhi është kërkuar edhe për të përballuar kostot e jetesës, kryesisht për nevoja shëndetësore.

Sondazhi tregon se borxhlinjtë më të mëdhenj janë të punësuarit, por ka mes tyre edhe pensioniste.

Të dhënat tregojnë se vitet e fundit, gjithnjë e më tepër shqiptarët po distancohen nga të afërmit për të kërkuar para, duke zgjidhur problemet e tyre financiare në banka.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *