Lajme

Media iraniane ilustron një sulm me raketa në Manëz të Durrësit

Fars News, një e përditshme iraniane e lidhur me Gardën Revolucionare, ka publikuar një artikull ku shfaqet kampi iranian në Manëz, i sulmuar me raketa. Me foto sulmi ilustruese, artikulli justifikon Iranin se një sulm i mundshëm në këtë kamp nuk ka asnjë pengesë ligjore. Sipas artikullit, Irani mund të sulmojë për të mbrojtur sigurinë e tij

Në Iran, media e lidhur me Gardën Revolucionare ka ilustruar një sulm të mundshëm në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit duke përdorur raketa balistike dhe dronë.

Në artikullin e Fars News përshkruhet historia, sipas tyre, terroriste e muxhahedinëve, dhe thuhet se një sulm i tillë do të ishte i justifikuar pasi Irani ka të drejtë të vetëmbrohet dhe të sigurojë paqen në botë.

Lexo më shumë  Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet

“Aftësitë e dronëve sulmues dhe raketave balistike të Iranit mund të përdoren për të goditur qendrën e [Mek] në Shqipëri pa asnjë pengesë ligjore”, thuhet në artikullin në fjalë.

Artikulli shton se autoritetet në Teheran duhet të paralajmërojnë qeverinë në Tiranë për kryerjen e veprimeve ushtarake.

“Nëse qeveritë pritëse refuzojnë të dëbojnë dhe ekstradojnë hipokritët (një term i përdorur nga Teherani për muxhahedinët), ata duhet të kërcënohen me veprime reciproke… bazuar në doktrinën e Republikës Islamike për të luftuar kërcënimet e sigurisë në burimin e tyre”, shkruhet më tej në artikull.

Lexo më shumë  Këlliçi, tjetër denoncim për incineratorin e Tiranës: Ja si u themelua biznesi mafioz i plehrave

Artikulli shoqërohet edhe me një fotografi ilustruese të kampit të muxhahedinëve në Manëz, ndërsa në qiell duken disa raketa që bien në drejtim të tij.

Pak ditë më parë u njoftua anulimi i mbajtjes së eventit të muxhahedinëve në Tiranë, për shkak të rreziqeve nga një sulm terrorist i planifikuar kundër tyre./syri.net

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *