Lajme

Snopçe: Qeverisja e BDI-së e la Maqedoninë e Veriut vendin më të korruptuar dhe jodemokratik në Evropë

Në seancën e sotme në Kuvend të Maqedonisë së Veriut, deputeti nga radhët e VLEN-it Halil Snopçe, në një replikë ndaj Skender Rexhep Zejdit, tha se BDI-ja duhet japë përgjigje për disa çështje, përfshirë moslirimin e të burgosurve politikë dhe ligjin e 20 përqindëshit.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut ka qenë ndër vendet më të korruptuara dhe me parametrat më të këqija demokratike gjatë qeversijes së BDI-së.

Lexo më shumë  Diplomojnë 10 oficerë të FSK-së, Maqedonci: Shtylla profesionale ushtarake

“Po filisni në emër të personit që nuk ka përfaqësim të duhur apo në emër të personit që kërkoi vetëm me 4 ministri dhe pa kryeparlamentar të futet në Qeveri, apo po flisni në bazë të atij që përkrahu ligjin e Artan Grubit për kazinotë? Partnerët tuaj, zoti Rexhepi, duhet të japin përgjigje për shumë gjëra, pra BDI-ja duhet të japë përgjigje për shumë ‘pse’. Pse gjatë periudhës së qeverisjes 2020-24 nuk liruan asnjë të burgosur politik, por të vetmin që e liruat qe Nikolla Gruevski? Pse e lanë ligjin e 20 përqindëshit? E latë shtetin më të korruptuar në Evropë dhe shtetin me parametra të demokracisë më keq se në kohën e Gruevskit, tha deputeti Halil Snopçe.

Lexo më shumë  U nda nga jeta prej kancerit/ Dëshmia tronditëse e Ina Kasimatit për kushtet në Spitalin Onkologjik në Tiranë

Rruga Press

YouTube player