‘S’më lanë ta filmoja takimin me Ramën, na thoshte vetëm ‘pusho, pusho’
Njëra prej banoreve, nga protesta para Kuvendit, që ishte në takimin me kryeministrin Edi Rama, ka treguar prapaskenat e takimit. Banorja Laureta Nikolla është shprehur për gazetarin Skëndaj se në takim Rama nuk iu ka dhënë asnjë shpresë për zgjidhjen e problemit, duke iu thënë vetëm që “do t’i merrni”.
“U përplasëm me Maznikun. Gjatë bisedës me kryeministrin, ai na thoshte vetëm “pusho, pusho”, – tregoi ajo për news24. – “Më tha mua “çfarë kërkon ti me atë kasolle?!” Nuk na dha asnjë shpresë, duke na thënë vetëm “do t’i merrni”. Kërkova të filmoja takimin, por ndërhynë badigardët dhe nuk më lejuan, duke më thënë se “nuk lejohet filmimi”, ka thënë banorja pas takimit me Ramën.
Rruga Press